Le të shohim tani ato katër fe kryesore që të vëmë re nëse ato ju ndihmojnë me gjendjen tuaj.
Hinduizmi
Feja Hinduiste thotë se në qoftë se keni qenë i keq, ju mund të ktheheni sërish në këtë jetë si një mi ose ndonjë lloj kafshe tjetër.13 Nëse keni qenë i mirë, ju mund të ktheheni sërish si një princ. Por kjo është sikur dikush të thoshte, “Kur të hidheni nga aeroplani, ju do të thitheni brenda prapë si një pasagjer tjetër. Në qoftë se keni qenë i keq, ju do të uleni në Klasin Ekonomik; në qoftë se keni qenë i mirë, ju do të shkoni me sipër te Klasi i Parë.” Është një koncept interesant, por nuk merret me problemin tuaj real të mëkatimit kundër Perëndisë dhe realitetit të Ferrit.
Budizmi
Çuditërisht, feja Budiste mohon që Zoti madje egziston. Mëson se jeta dhe vdekja janë një lloj iluzioni.14 Kjo është si të qëndrosh tek dera e avionit dhe të thuash, “Unë nuk jam këtu aktualisht, dhe nuk ka ndonjë gjë të tillë si ligji i gravitetit dhe as si toka ku do rrëzohem.” Kjo mund t'ju ndihmojë përkohësisht të zvogëlojë frikën tuaj, por nuk përputhet me realitetin. Dhe nuk merret me problemin tuaj real të mëkatimit kundër Perëndisë dhe realitetit të Ferrit.
Islami
Interesant është fakti se Islami pranon realitetin e mëkatit dhe Ferrit, dhe drejtësinë e Perëndisë, por shpresa që ofron është se mëkatarët mund t’i shpëtojnë drejtësisë së Perëndisë nëse bëjnë vepra fetare. Zoti do t’i shikojë këto, dhe për shak të tyre, shpresojnë se Ai do të tregojë mëshirë—por ata nuk do ta dinë me siguri.15 Veprat e çdo njeriu do të peshohen në Ditën e Gjykimit dhe atëherë do të vendoset kush është i shpëtuar dhe kush nuk është—bazuar në faktin që ata e ndoqën ose jo Islamin, ishin të sinqertë në pendim, dhe bënë mjaftueshëm vepra të mira që kalojnë peshën e veprave të këqija.
Pra Islami beson që ju mund ta fitoni mëshirën e Zotit me anë të përpjekjeve tuaja. Kjo është si të hidhesh nga avioni, me besimin se duke rrahur krahët e tua do t’i kundërvihesh ligjit të gravitetit dhe do të shpëtosh prej një rënie 3,000 metra të lartë.
Dhe mbetet diçka tjetër për të konsideruar. Ligji i Perëndisë na tregon se më e mira që ne mund të japim nuk është asgjë tjetër përveçse një krimineli të ligë, i cili qëndron fajtor dhe i dënuar para fronit të një Gjykatësi të përsosur dhe të shenjtë. Kur kjo kuptohet, atëherë “veprat e mira” në të vërtetë shihen si një orvajtje për t’i dhënë ryshfet Gjykatësit të Universit. Bibla thotë se për shkak të fajit tonë, çdo gjë që ne i ofrojmë Zotit si justifikim (lirimin nga salla e gjyqit) është një neveri për Të, 16 dhe veçse i shton krimet tona.
Islami, si fetë e tjera, nuk zgjidh problemin tuaj të mëkatimit kundër Perëndisë dhe realitetit të Ferrit.
Krishtërimi
Pra përse është Krishtërimi ndryshe? A nuk janë gjithë fetë njësoj? Le të shohim. Në Krishtërim, Zoti vetë na pajis me një “parashutë,” dhe Fjala e Tij thotë përsa i përket Shpëtimtarit, “Vishuni me Zotin Jezu Krisht.”17 Ashtu si një parashutë zgjidhi dilemën tuaj me ligjin e gravitetit dhe pasojat e tij, kështu edhe Shpëtimtari tërësisht zgjidh dilemën tuaj me Ligjin e Zotit dhe pasojat që sjell! Është përgjigjja e pikëpyetjes suaj.
Si e zgjidhi Zoti dilemën tonë? Ai e përmbushi zemërimin e Tij duke u bërë një qenie njerëzore dhe duke marrë dënimin tonë mbi Vetveten. Shkrimet na thonë se Zoti ishte në Krishtin duke pajtuar botën me Vetveten. Krishtërimi na pajis me të vetmen parashutë për të na shpëtuar nga pasojat e Ligjit që kemi shkelur.
