ZGJEDHJA

Imagjino sikur t'ju ofroja të zgjidhnit një prej katër dhuratave:

  • Origjinalin e Mona Lizës
  • Çelësat e një Benzi Mercedes, tip i fundit
  • Një milion dollar në dorë
  • Një parashutë

Ju mund të zgjidhni vetëm një. Cilën do të zgjidhnit? Para se të vendosni, po ju jap pak informacion që do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjen më të mençur: Do t’ ju duhet të hidheni 3,000 metra nga një aeroplan.
A ju ndihmon kjo e dhënë? Duhet, sepse ju nevojitet parashuta. Është e vetmja prej të katër dhuratave që do t’ju ndihmojë me dilemën tuaj. Të tjerat mund të kenë njëfarë vlere, por ato janë të kota kur vjen puna për t’u përballur me ligjin e gravitetit nga një rënie prej 3,000 metra. Të diturit që do t’ju duhet të hidheni duhet të shaktojë një frikë të shëndetshme në ju—dhe kjo lloj frike është e mirë, sepse mund t'ju shpëtojë jetën. Mbajeni mend këtë.
Tani mendoni për katër fetë kryesore:

  • Hinduizmi
  • Budizmi
  • Islami
  • Krishtërimi

Cilën duhet të zgjidhni? Para se të vendosni, po ju jap pak informacion që do t'ju ndihmojë të përcaktoni se cila është zgjedhja më e zgjuar: Gjithë njerëzimi qëndron në cakun e përjetësisë. Ne të gjithë do të vdesim. Ne të gjithë do të na duhet të kalojmë përmes derës së vdekjes. Kjo mund të na ndodhë në njëzet vjet, ose në gjashtë muaj,...ose sot. Për shumicën e njerëzimit, vdekja është si një fundosje e madhe dhe e tmerrshme në të panjohurën. Pra çfarë duhët të bëjmë?
A ju kujtohet se ishte njohuria e hedhjes nga avioni që prodhoi atë frikë të shëndetshme, dhe ajo frikë ju ndihmoi të bënit zgjedhjen e duhur? Ju e dini se çfarë mund t’ju shkaktojë ligji i gravitetit. Në të njëjtën mënyrë, ne do të shikojmë një tjetër ligj, duke shpresuar se duke ditur se çfarë mund t’ju shkaktojë ky ligj, do t'ju ndihmojë të bëni zgjedhjen e duhur, rreth problemit më të madh në jetë. Pra, qëndroni me mua—dhe mos harroni të lejoni frikën të punojë për ju.




Next Page >


© 2007 Ray Comfort. All rights reserved ~ Graphics www.genesis-group.net ~ Website designed by Kiwiblue Design.
Login Back To Top