Pra, ky është Ligji moral i Zotit, me të cilin secili prej nesh do të përballet. Ne do të jemi pa justifikim kur të qëndrojmë përpara Zotit, sepse Ai na ka dhënë ndërgjegje që të dimë të drejtën nga e gabuara. Çdo herë që gënjejmë, vjedhim, shkelim besnikërinë bashkëshortore, vrasim, e kështu me rradhë, ne e dimë që është gabim. Ja tek vjen pyetja kryesore. Në Ditën e Gjykimit, kur Zoti ju gjykon ju, a do t'ju deklarojë të pafajshëm apo fajtor të shkeljes së këtij Ligji? Mendohuni përpara se të përgjigjeni. A do shkoni në Parajsë apo Ferr?
Bibla paralajmëron se gjithë vrasësit, idhujtarët, gënjeshtarët, hajdutët, kurvëruesit, dhe shkelësit e kurorës do të përfundojnë në Ferr.5 Atëherë ku ju lë kjo ju?
Mbase mendimi i të shkuarit në Ferr nuk ju frikëson, sepse ju nuk besoni në të. Kjo është si të qëndrosh në derën e hapur të një aeroplani 3,000 metra lart nga toka dhe të thuash, "Unë nuk besoj se do të ketë pasoja nëse hidhem pa një parashutë.”
Të thuash se nuk do të ketë pasoja prej thyerjes së Ligjit të Zotit, është të thuash që Zoti është i padrejtë, që Ai është shpirtkeq. Ja përse.
Në 24 shkurt, 2005, një vajzë nëntë-vjeçare u raportua e humbur nga shtëpia e saj në Homo-sassa, Florida. Tre javë më vonë, policia zbuloi se ajo ishte rrëmbyer, përdhunuar brutalisht, dhe më pas varrosur e gjallë. E vogla Xhesika Lunsford u gjet e lidhur, në një pozicion të ulur në gjunjë, duke mbërthyer një kukull pellushi.
